Secondary Adv

Ulja e numrit të studentëve, tkurren kuotat në Universitetin e Tiranës

Ulja e numrit të studentëve ka bërë që universitetet të ulin kuotat e pranimit.

Për vitin e ri akademik 2025-2026 Universiteti i Tiranës do të pranojë vetëm 4,400 studentë. Ndërkohë që uljen më të ndjeshme e ka Fakulteti i Filologjisë, i cili i ka reduktuar kuotat me 13% në krahasim me vitin e shkuar.

 

Në 6 vitet e fundit kuotat për pranimet e studentëve në këtë universitet kanë rënë me më shumë se 18%. Në 2020 pranimet ishin mbi 5,500 studentë, ndërkohë që për këtë vit Senati Akademik ka miratuar gati 4,400 kuota, ose 146 pranime më pak se vitin e shkuar. Reduktimi i kuotave të pranimit normalisht vjen në proporcion me numrin në ulje të studentëve që regjistrohen pranë këtij universiteti.

 

Nga 6 fakultete që ka Universiteti i Tiranës, reduktim më të ndjeshëm të kuotave të pranimit ka Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë me 13%, më pas renditet Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të cilët i kanë ulur kuotat për vitin e ri akademik me 11% dhe Shkencat Sociale ku në total në programet bachelor do të pranohen 530 studentë.

 

Nga ana tjetër, tre fakultete nuk i kanë prekur kuotat, duke mbajtur të njëjtin nivel prej gati 5 vitesh. Ekonomiku ka 1,200 kuota, Shkencat e Natyrës do të pranojnë rreth 900 studentë të rinj ndërsa Fakulteti i Drejtësisë 670.

 

Aktualisht maturantët vijojnë me regjistrimet për t’u bërë pjesë e garës në universitete, ku listojnë 10 preferenca që duan të garojnë. Afati i fundit i aplikimit është 3 gushti./Klan News


Më të lexuarat